Policia e Tiranës ka përjashtuar mundësinë që ish - Drejtori i Policisë së Vlorës, Artan Cuku, të ketë qëlluar me armë në momentin e vrasjes.

Në këtë konkluzion grupi hetimor ka arritur pas marrjes së përgjigjes së ekspertizës të kryer në duart e ish ?zyrtarit të lartë.

Nga ekzaminimet shkencore nuk janë gjetur mbetje baruti, të cilat ngelën në dorë në rastet e qitjeve.

Gjurmë të tilla janë konstatuar vetëm në vendet, ku ai ka patur plagë.

Sipas ekspertëve mjeko ligjorë, Artan Cuku është qëlluar me 4 plumba, 1 pas shpine, 2 në kokë dhe 1 në anën e djathtë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 7 gëzhoja, 5 të kalibrit 7.65 milimetër dhe 2 të kalibrit 9 milimetër.

Përgjigjet e ekspertizës shkencore kanë hedhur poshtë versionin e deritanishëm, sipas të cilit Cuku t?i ishte përgjigjur me armë atentatorit dhe ka shtuar dyshimet se kanë qenë dy persona që kanë qëlluar mbi 42 ? vjeçarin.

Të afërm të viktimës kanë treguar në polici se ai nuk mbante armë, pasi nuk ndihej i kërcënuar.

Në vendin e ngjarjes policia nuk gjeti asnjë nga armët e përdorura në atentat.

Banorë të pallatit dhe të bizneseve aty pranë kanë dëshmuar në polici se kanë parë dy persona të dyshimtë para vrasjes së ish ?zyrtarit të lartë të policisë.

Grupi hetimor dyshon se ata mund të kenë qenë vrasës me pagesë.

Tv Klan